Voziste më shumë se dyfishin e shpejtësisë së lejuar, policia gjobitë shoferin në Gjilan

Njësia rajonale e trafikut rrugor në Gjilan, në pikën e kontrollit të automjeteve në aksin rrugor Gjilan-Ferizaj, kanë hasur në një kundërvajtës i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është 40 km/h duke vozitur me shpejtësinë 94 km/h.

Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej 300 euro, 3 pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat prej tre muajsh.

“Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë Stacionin më të afërm të policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kujdestarë: 192; 0385045047001.

Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë” thuhet në njoftim

Lexo edhe:  E rëndë: Kështu e rrahu edukatorja 4 vjeçarin në çerdhe në Mitrovicë