Von der Leyen jep lajmin pozitiv për vizat: Kosova është në BE

“Vendi i Kosovës është në Bashkim Evropian”. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka dhënë mbështetje për Liberalizimin e vizave për Kosovën.

Pas takimit me presidenten, Vjosa Osmani – së bashku iu janë adresuar mediave.

Ursula von der Leyen tregon edhe një herë mbështetjen për qytetarët e Kosovës.

“Kosova e meriton liberalizimin e vizave. Tani kemi rikonfirmuar që i keni plotësuar të gjitha kriteret. Detyra jonë tani është që ta bindim të gjithë Këshillin Europian – shumica nga ta tashmë janë në anën tuaj”, tha Von der Leyen.

“Mund të llogarisni në mua. Shumica e vendeve janë në krahë të juaj. Ne jemi krahë për krahë me juve. Ne jemi unitet. Jemi këtu së bashku që të jemi një”, tha ajo.

Tutje ajo tha se Kosova është pjesë e Bashkimit Europian.

“Vendi I Kosovës është në Bashkim Evropian. Këtë po e dëshmoni çdo ditë. Kosova është pjesë e Evropës këtë e them çdo ditë”, tha ajo.

Lexo edhe:  Sot votohet në Kuvend për tërheqjen e 30% të Trustit