‘Vogue’ shkruan se Shqipëria është destinacioni i preferuar i Dua Lipës
Dua Lipa e ka kaluar shumicën e kësaj vere në bregdetin shqiptar. Ajo ka udhëtuar edhe në Greqi dhe Ibiza, por duket se Shqipërisë nuk do i ndahet çdo verë. Vogue ka shkruar një artikull për destinacionet e preferuara të Duas duke renditur të parën Shqipërinë.
Ja çfarë shkruan Vogue për Shqipërinë:
Dua Lipa nuk është vetëm një superstar i popit, por është edhe një eksploruese me përvojë. Nga limanet e Greqisë në plazhet e Xhamajkës, këtu janë disa nga destinacionet e saj të preferuara për të frymëzuar pushimet tuaja të ardhshme.
Shqipëria
Nga trashëgimia shqiptare, Dua Lipa pëlqen të shfrytëzojë sa më shumë verën në shtëpi. Një destinacion që thjesht pret të zbulohet, Shqipëria është e mbushur me plazhe sublime, shkëmbinj dhe fshatra tradicionalë, të gjitha këto mbeten relativisht të paprekura nga turizmi masiv.