Vogëlushes Nina Dragusha i cila kishte nevojë për ndihmë për t’u trajtuar i rikthehet sëmundja

U kërkua ndihmë për të për trajtim në Turqi të tumorit abdominal, por vogëlushes Nina Dragusha i është kthyer sëmundja, shkruan Mitrovica SOT

Kështu kanë njoftuar prindërit, të cilët kanë bërë të ditur se sëmundja i është rikthyer edhe më agresive se herën paraprake.

Postimi:

Sot mjekët konfirmuan lajmin se sëmundja i është rikthyer Ninës sonë dhe është shum agresive.

E ndjejmë për detyrë ta ndajmë këtë lajm me ju në shenjë mirënjohjeje për të gjitha mesazhet, telefonatat, interesimin dhe ndihmën tuaj.

O Zot mëshirëplotë, dërgo mëshirën Tënde aty ku kemi nevojë dhe shërim për ata që vuajnë.

Na lehtëso rrugëtimin që kemi përpara,ndriçoji zemrat tona dhe na forco me durim.

Lexo edhe:  Përfshihet nga flaka një fabrikë e stiroporit, Policia e Kosovës dhe zjarrfikësit dalin në vendngjarje