Vodhi pije në një qendër tregtare, Policia kërkon ndihmë për gjetjen e të dyshuarës

Në postimin e Policisë, bëhet e ditur se vjedhja ka ndodhur më 21 maj të këtij viti, në rrugën “Rruste Kabashi”.

“Me qëllim të ndriçimit të rastit nga Prokuroria Themelore në Prizren, kemi marr Autorizimin në pajtim dispozitave të nenit 76 prag 2 te KPPRK-së, për publikimin e fotografive të dyshuarës në mediume televizive dhe media sociale, ku kërkohet bashkëpunim-ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, që do të na ndihmonin në identifikim dhe arrestimin e të dyshuarës”, shkruhet në postim.

Policia ka publikuar edhe fotografitë e të dyshuarës.

Postimi i plotë:

Kërkohet një e dyshuar për vjedhje

Prizren, 23 Tetor 2024

Sektori i Hetimeve të Stacionit të Policisë në Prizren –Veri është duke zhvilluar hetime lidhur me veprën “Vjedhje”, konkretisht me datën 21.05.2024, rreth orës 18:15, në rrugën “ Rruste Kabashi ” në Prizren, një femër e dyshuar ka vjedhur disa pije alkoolike në një qendër tregtare dhe është larguar.

Pas raportimit, në kamera sigurisë nga policia është vërejte një femër të moshës së re e cili merr disa pije dhe largohet në drejtim të panjohur.

Nga video regjistrimet nga kamerat e sigurisë është siguruar fotografi e të dyshuarës, mirëpo deri më tani nuk është rezultuar në identifikim i tij.

Me qëllim të ndriçimit të rastit nga Prokuroria Themelore në Prizren, kemi marr Autorizimin në pajtim dispozitave të nenit 76 prag 2 te KPPRK-së, për publikimin e fotografive të dyshuarës në mediume televizive dhe media sociale, ku kërkohet bashkëpunim-ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, që do të na ndihmonin në identifikim dhe arrestimin e të dyshuarës.

Lexo edhe:  Ulet dënimi për tre muaj ndaj Haradinajt dhe Gucatit

Andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse kane çfarëdo informate apo din diçka për vendndodhjen e të dyshuarës në foto, të raportojnë policinë në Prizren në numrin 192, në rrjetet sociale , ne faqen zyrtare të Facebook-ut të policisë apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë.