Vodhën rreth 8 litra naftë në Skenderaj, arrestohen të dyshuarit

Naftën s’e kishin nijet ta paguanin, por, në porosi nuk e lëshuan dorën fort.

Disa të rinj, herët të martën, në një pompë në Tërnavc të Skënderajt, e mbushën makinën me rreth 8 litra karburant, e ikën pa dhënë të hollat.

Mbase për ta habitur punëtorin, paraprakisht atë e lutën me diçka.

Naftën nuk dihet a arritën ta harxhonin, meqë pak orë më vonë, i arrestoi policia.

Ata megjithatë, u liruan pas intervistimit.

Lexo edhe:  Kelmendi: Valon Syla të dënohet për nxitje të urrejtjes ndër fetare