Vjehrri ushtron dhunë ndaj nuses për shkak të kontestit pronësor, përfundon në Polici

Foto ilustruese

Dhuna në familja po vazhdon të mbetet një ndër dukuritë më shqetësuese në vend, ku zakonisht viktima janë gratë të cilat dhunohen në forma të ndryshme kryesisht nga bashkëshortët e tyre, por edhe nga anëtarët e tjerë të familjes.

Kështu ka ndodhur edhe në një familje në fshatin Ratkoc të Rahovecit, ku viktimë është sërish një grua.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se viktima ka raportuar se vjehrri i saj i ka bërë presion dhe ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj, si pasojë e një konflikti mes tyre.

Sipas dëshmisë së viktimës, motivi lidhet me një kontest pronësor, që i futi ata në sherr dhe për pasojë ajo u detyrua ta njoftojë Policinë.

Si rezultat i raportimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ka dhënë deklaratën e tij lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit ndaj tij për veprën “Dhuna në familje”.

Lexo edhe:  Ikja e punëtorëve nga Kosova mund të rrisë pagat