Vjehrri raporton se është dhunuar psiqikisht nga reja e tij

Policia e Kosovës në raportin e saj ditor ka njoftuar për një rast të dhunës psikike në qytetin e Hanit të Elezit.

Sipas tyre një burrë kosovar ka raportuar se është dhunuar psiqikisht në vazhdimësi nga gruaja e djalit të tij.

“Hani i Elezit 12.01.2024 – 11:15. Ankuesi kosovar ka njoftuar, se në vazhdimësi është duke pasë dhunë psikike nga e dyshuara femër kosovare bashkëshortja e djalit të tij. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Lexo edhe:  Grabitje e armatosur në një pompë derivatesh në Bardhosh, hajnat arrijnë të marrin rreth 1 mijë euro nga punëtorët