Vjedhjet nuk kanë të ndalur: Hajnat thyejnë shtëpinë në Kaçanik, vodhën armë dhe stoli ari në vlerë mijëra euro

Një tjetër rast i rëndë vjedhjeje është shënuar gjatë natës në fshatin Rekë të Kaçanikut, ku persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në një shtëpi private.

Sipas burimeve të Sinjalit, rreth orës 01:30 të mëngjesit të sotëm, E. K. rreth 48-vjeçar ka vërejtur se hajnat kishin hapur një dritare në pjesën e pasme të shtëpisë dhe kishin hyrë brenda, duke demoluar dhomat. Nga aty është grabitur një kasafortë druri me në të cilën kishte një Pistoletë e tipit Zigana-KC me ngjyrë të bardhë dhe leje përkatëse, një karikator me 15 fishekë kalibër 9×19 mm, me vlerë rreth 1,100 euro, si dhe stoli ari, me vlerë rreth 1,500 euro.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe hetuesit, ndërsa me urdhër të prokurorit , rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë”.

Autorët e vjedhjes mbeten të paidentifikuar dhe hetimet janë duke vazhduar.

Lexo edhe:  Trepça ua dha vetëm 51% të rrogave, menaxhmenti arsyetohet se paguajti borxhe të tjera