Vjedhje në kompaninë për hapjen e bunareve në Mamushë, hajnat marrin gypa në vlerë të mbi 10 mijë eurove
Një fenomen mjaft shqetësues në Kosovë janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër banesa, shtëpi, institucione financiare, vetura e dyqane të qytetarëve, duke shkaktuar humbje e pasiguri.
Një rast i tillë ka ndodhur së fundi në një kompani për hapjen e puseve në komunën e Mamushës.
Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se persona të panjohura kanë arritur që të marrin rreth 300 gypa të plastikës të cilët shërbejnë për hapjen e bunareve.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente, ku në kuadër të zhvillimit të hetimeve është intervistuar edhe pronari i kompanisë, i cili ka bërë të ditur se është pësuar dëm i konsiderueshëm material.
Sinjali mëson se bëhet fjalë për mbi 10 mijë euro dëm në kompaninë në fjalë, teksa nuk ka ende persona të dyshuar.
Me urdhër të prokurorit rasti është iniciuar ‘Vjedhje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.