Vjedhje e rëndë në xhaminë e fshatit Muhoc të Ferizajit

Një vjedhje e rëndë është raportuar të ketë ndodhur në fshatin Muhoc të Ferizajit.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, dy të dyshuar të panjohur, kanë dëmtuar dy dritare, kanë hyrë në xhami dhe kanë hequr nga rrjeti elektrik kamerat e sigurisë.

Rasti vazhdon të jetë nën hetime.

“Muhoc, Ferizaj / 02.08.2024 – 04:30. Më 04.08.2024 është raportuar se dy të dyshuar të panjohur, duke dëmtuar dy dritare kanë depërtuar në xhami dhe kanë hequr nga rrjeti elektrik kamerat e sigurisë. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë.

Lexo edhe:  Ky është 50-vjeçari nga Gjilani që dyshohet se i siguronte klientë për seks në këmbim të parave vajzës me probleme mendore