Vjedhje e rëndë në Ferizaj – hajnat depërtojnë në shtëpinë e familjes Behluli dhe grabisin mbi 13 mijë euro para e stoli ari
Një rast i rëndë vjedhjeje është raportuar në fshatin Prelez i Jerlive të Ferizajt, ku persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e familjes Behluli dhe kanë grabitur para e stoli ari me vlerë të lartë.
Sipas informacioneve të para, më 15 gusht 2025 rreth orës 19:00, viktima Xhevat Behluli kishte dalë me familjen në një dasmë dhe, kur u kthye në orën 01:45 pas mesnate, konstatoi se shtëpia ishte e demoluar.
Hajnat kishin hyrë nga dritarja anësore dhe kishin marrë stoli ari me vlerë rreth 10,000 euro dhe 3,000 euro para të gatshme dhe dy ora dore, vlera e të cilave nuk është përcaktuar.
Në vendin e ngjarjes ka dalë policia bashkë me forenzikën rajonale. Po ashtu, po punohet për të gjetur kamera sigurie që do të ndihmonin në identifikimin e autorëve.
Me urdhër të Prokurores kujdestare, rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë” dhe janë duke u ndërmarrë veprime hetimore për të identifikuar kryesit.