Vizitorja vjedh shkronjat nga varri i Adem Jasharit (VIDEO)

Vizitorët janë të zakonshëm te varrezat e Jasharëve në Prekaz të Skenderajt.

Por një 26 vjeçare, të mërkurën rreth orës 7:30, mori disa shkronja në varrin e komandantit Adem Jashari duke lënë mbrapa vetëm mbiemrin e heroit.

Veprimin nuk e kishte vërejtur roja, por punëtorët e kompleksit që lajmëruan ciceronin, Ilaz Halimi. Ky i fundit i tha Klan Kosovës përmes telefonit se thirri policinë.

Kështu shkronjat u kthyen të enjten, pasi e dyshuara u kap nga organet e rendit dhe u dërgua në ndalim për 48 orë, ndërsa prokuroria po kërkon paraburgim.

“Ndaj të pandehurës Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë të drejtpërdrejtë në drejtim të veprës penale “Dëmtimi, shkatërrimi dhe nxjerrja e paautorizuar e monumenteve ose objekteve të mbrojtura jashtë Republikës së Kosovës”, tha Valon Preteni, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës.

Ciceroni Halimi i tha Klanit se nuk mban mend të ketë ndodhë rast i ngjashëm më herët.

Lexo edhe:  Lajm i rëndë: Babë e bir humbin jetën në aksident trafiku