Visar Ymeri: Me kandidimin e Hajrulla Çekut, VV-ja e ka pranu humbjen në Prishtinë

Analisti Visar Ymeri, ka thënë se kandidatura e Hajrullah Çekut, nuk do të sjellë mobilizim në radhët e partisë.

Sipas tij, me këtë zgjedhje, Vetëvendosje ka pranuar humbjen pa e nisur ende garën.

“E di që është përfol emri i Hajrullah Çekut për një kohë si kandidat potencial i LVV por mendoj që nuk është kandidati i cili do ta mobilizojë LVV-së. Në njëfarë mënyre la të kuptohej që nuk ka qenë vullnet i tij, por kërkesë e partisë”, deklaroi Ymeri në VV Show.

“Pse e ka vendos Kurti në Prishtinë, kur një pjesë e konsiderueshme e kanë prit në Prizren. E kam prit edhe unë Çekun për Prizrenin. Janë fol shumë emra për Prishtinë”, tha Ymeri.

Sipas tij, kjo zgjedhje nënkupton një qëndrim të dorëzuar të partisë.

“VV me Çekun e ka pranu humbjen në Prishtinë, hala pa ja nis garës e ka pranu humbjen. Kur të hyn në zgjedhje me këtë pranim, rezultati ka me qenë shumë i keq. A ka Çeku gjatë katër viteve të qeverisjes, ndonjë qëndrim pozitiv për Prishtinën, si ministër i Kulturës, përveç bllokimeve”, deklaroi ai.

Lexo edhe:  Zyrtari policor në Gjakovë shkakton vetaksident nga pakujdesia, rrokulliset me automjetin zyrtar