Viktimat në Gjilan janë argjendarë të njohur, ja emrat e tyre

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 12:32 në rrugën “Ibrahim Rugova” në Gjilan, ku dy persona kanë humbur jetën dhe dy persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat në një kafe.

Burimet e IndeksOnline kanë bërë të ditur se viktimat janë babë e bir, Selami Hasani dhe Edmond Hasani, të cilët janë argjendarë të njohur në Gjilan.

I dyshuari për vrasjen e tyre është është Mefail Shkodra, i cili aktualisht ndodhet në arrati.

Rasti është konfirmuar edhe nga zëdhëndësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ku konfirmoj vdekjen e dy personave dhe njoftoj se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante dhe prokurori i shtetit.

Lexo edhe:  Prostitucioni lëshon rrënjë në Prizren, bien në pranga pesë persona – në mesin e tyre një 76-vjeçar