Viktima e djeshme në Skënderaj familjar i Hysni Gucatit, thotë se familja e dorasit “kërkuan besë”
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditën e së mërkurës qytetin e Skenderajt ku një 42 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri brenda një kafiterie në rrugën “Salë e Hamit Jashari”.
Familjari i viktimës, Hysni Gucati deklaroi se i vie keq për rastin që ka ndodhur dhe se viktima i ka lënë pas 5 vajza.
Ai shtoi se kjo është një tragjedi e madhe, dhe se familja e dorasit ka kërkuar besë.