Vidhet një Audi A3 në Prizren

Një burrë në Prizren ka raportuar se është vjedhur vetura e tij Audi A3.

Sipas njoftimit të policisë, ankuesi ka informuar se të dyshuar të panjohur kanë vjedhur veturën e tij me targa vendore në rrugën “Adem Jashari” në Prizren.

“VJEDHJE E VETURES- Rr. Adem Jashari , Prizren. Ankuesi mashkull/k, ka njoftuar se të dyshuar të pa njohur i kanë vjedhur veturën  Audi A3 me targa vendore.”

Lexo edhe:  Mos ia mësyni kryeqytetit - Prishtina e bllokuar nga Veterniku deri në qendër