Vidhen tabelat sinjalizuese në tri zona kufitare

Policia e Kosovës ka raportuar tri raste të vjedhjes së tabelave sinjalizuese që shënojnë zonat kufitare për banorët lokalë.

Persona të panjohur kanë vjedhur tabelat për banorët Brezne–Bardhoc dhe për banorët Restelicë–Çajë, si dhe për banorët e zonës kufitare Gorozhub–Pogaj.

Njoftimi i plotë i policisë:

· Zona Kufitare 25.04.2025 – 10:00. Raportohet se nga persona të panjohur është vjedhur tabela sinjalizuese për zonën kufitare për banorët Brezne–Bardhoc. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime.

Lexo edhe:  Lajmi i fundit: Krimet e Rënda aksion në veri, bastisje në Banjskë – sekuestrohen armë e dokumente