Vidhen dy vetura brenda natës

Një person ka raportuar në polici se persona të panjohur kanë thyer dhe demoluar shtëpinë e tij në Ferizaj dhe nga aty kanë arritur të marrin një veturë dhe një pistoletë për të cilën posedonte leje.

Rasti është lajmëruar në polici të dielën rreth orës 05 e 30 minuta ndërsa njësitet përkatëse të policisë kanë nisur hetimet.

Ndërsa disa orë më vonë, një person tjetër ka lajmëruar policinë se i është vjedhur vetura në Ferizaj.

Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet policore për procedura të mëtejme hetimore.

Lexo edhe:  Policia konfiskon katër armë në rajonin e Mitrovicës