Videoja që ndezi rrjetin gjatë koncertit në Drenicë, Egli: Nuk e nisa unë, por pse të mos e bëja kur…

Ish-finalistja e edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, Egli Tako, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Pardon My French”, ku ka rrëfyer shumëçka nga jeta e saj profesionale dhe personale.

Gjatë bisedës, këngëtarja është ndalur edhe te ngjarja që e vuri në qendër të vëmendjes në muajin korrik, pas një koncerti të mbajtur në Drenicë. Performanca e saj u bë virale në rrjetet sociale, jo vetëm për këngët që interpretoi, por edhe për një moment të papritur në skenë. E mbështjellë me flamurin kombëtar shqiptar, Egli hapi performancën me thirrjen “Serbi, Serbi…”, ndërsa publiku iu përgjigj me korin e njohur “Të q** motrën!”.

Këtë situatë, ajo vendosi ta sqaronte në “Top Albania Radio”, ku theksoi se gjithçka është keqinterpretuar dhe shtrembëruar në media.

“E kam përjetuar vetëm për faktin se si çdo gjëje tjetër i vihen bishta nga mbrapa dhe tjetërsohet historia sepse normalisht që lajmi dhe titulli shesin. Ti nuk e di fare se si ka ardhur situata në atë pikë, unë nuk kam qenë iniciatorja e të bërtiturit kundër Serbisë, edhe pse në fund të ditës, pse mos të isha?” – tha Egli.

Ajo shtoi se nuk e kupton reagimin e tepruar që mori kjo ngjarje.

“Nuk e di pse ju dhemb kaq shumë shqiptarëve, domethënë, se për herë të 250 u tha edhe njëherë tjetër kjo gjë që nuk e di se sa vite ka që thuhet. Nuk e di pse këtë radhë i pickoi kaq fort dhe e morën kaq personale. A i kanë rregulluar marrëdhëniet me serbin, ku e di unë?”, shtoi ajo.

Egli sqaroi se nuk ka përdorur asnjë fjalë fyese gjatë performancës, por thjesht iu bashkua atmosferës së krijuar nga publiku.

Lexo edhe:  “Është djali më i bukur shqiptar”/ Më në fund, Adrola Dushi pranon lidhjen me Capital T?

“Nuk më shqetëson vetëm për faktin se unë e di shumë mirë se si ka ardhur si situatë. Unë, nga goja ime, nuk kam nxjerrë në as edhe një moment të vetëm asnjë fjalë banale. Turma e nisi atë gjë, u bëra pjesë me ta, e ndjeva të bëhesha. Kaq, pikë. Mbaroi muhabeti. U desh të bënim një gol historik ndaj Serbisë që të rikthehej dhe të thonë ‘Kjo është gjendja ime në këto momente’. Kur kjo është gjendja që ti e ke masakruar ti deri dje”, përfundoi artistja.