Video skandali në zyrë: Safet Gjici dënohet me 2 vite burg, Alma Kaçi me një vit

Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin për Safet Gjicin, ish-kryebashkiakun e Kukësit. 

Ai dënohet me 3 vite burg. Por për shkak të gjykimit të shkurtuar, i zbritet një vit burg.

Ndërkohë Alma Kaçi është dënuar me një vit burg.

Ish-kryebashkiaku i Kukësit u shfaq i përlotur në seancën e sotme, duke mohuar akuzat.

Ndërkohë, ai nuk lejohet të mbajë poste publike për 5 vite.

Gjykata ka ndryshuar akuzën ndaj Gjicit nga korrupsion në shpërdorim detyre. Ndërkohë, për Alma Kaçin, gjykata ka dhënë dënimin me 1 vit burg, duke e shpallur fajtore atë për prostitucion.

Safet Gjici, sipas SPAK, ka përfituar favore seksuale nga Kaci, duke i premtuar kësaj të fundit një projekt për qentë, ndërsa kjo e fundit ja ka ofruar favoret, përderisa kryen marrëdhënie seksuale orale në zyrën e punës së kryebashkiakut.

Lexo edhe:  “Veç me Zotin në shpi”, rrëfimi i të moshuarës teksa han drekë me gazetaren, e refuzon Shtëpinë e Pleqve