VIDEO: Rrahje brutale në parkun e Mitrovicës – një qytetar përfundon në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në parkun e qytetit të Mitrovicës, ku dy persona janë filmuar duke e sulmuar fizikisht një qytetar.

Pamjet e siguruara nga portali “Jepi Zë” tregojnë momentin kur viktima goditet brutalisht nga dy të dyshuarit.

 


Sipas një sinjalizuesi që ka dërguar videon në redaksinë tonë, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore, për të cilat ka kërkuar ndihmë mjekësore urgjente.

Po ashtu, burimet tona bëjnë të ditur se të dy personat e përfshirë në këtë incident janë arrestuar nga Policia dhe janë dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetimet për rastin janë në zhvillim.

Lexo edhe:  Dënohet me burg të përjetshëm vëllai i boksierit Besar Nimani, mitrovicasi Berat Nimani që mori hak për vëllain