Veturat e ardhura nga Korea, Auto Salloni Alberti del me reagim: Mos i bleni, s’ka garancë

Në Kosovë kohëve të fundit po vijnë vetura nga shteti i Koresë.

Mirëpo sipas Autosallon ‘’Alberti’’ këto vetura nuk duhet të blihen sepsë nuk kanë garancion.

‘’Ne si Autosallon ju informojmë se nuk pranojmë vetura të importuara nga Korea as për blerje as për ndërrim. Këto automjete nuk i përmbushin standartet e sigurisë dhe cilësisë të kërkuara nga Bashkimi Evropian dhe si rezultan nuk lejohen në shumicën e vendeve të BE-së’’, thuhet në njoftimin e këtij autosalloni.

Sipas autosallonit ata ofrojnë vetëm vetura që përmbushin standartet e Bashkimit Evropian.

Lexo edhe:  Fluks i madh: 45 aeroplanë pritet të nisen nesër nga Aeroporti i Prishtinës