Vetura tërësisht e shkatërruar, aksident shumë i rëndë në Klinë

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes tri veturave në fshatin Drenoc të Klinës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Tutje ai tha se të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 17:00, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Drenoc-Klinë. Në këtë aksident ishin të involvuara tri vetura, dhe si pasojë e këtij aksidenti tre persona kanë pësuar lëndime trupore, të njëjtit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, tha Rugova.

Media lokale “Peja në fokus” ka publikuar pamje të aksidentit ku shihen veturat tërësisht të shkatërruara.

Lexo edhe:  Bëhet ekzekutimi i shtesave për fëmijë sipas skemës së re