Vetura përfshihet nga flakët në pikën kufitare të Bërnjakut – policia kufitare e shuan zjarrin
Një incident i pazakontë ka ndodhur dje pasdite në pikën kufitare të Bërnjakut, ku një veturë është përfshirë nga flakët në momentin e procedurave të daljes nga Kosova.
Burimet të e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se derisa shoferi po dorëzonte dokumentet për regjistrim në dalje, vetura është përfshirë papritur nga flakët në pjesën e motorit.
Policia kufitare ka ndërhyrë menjëherë me aparate për shuarjen e zjarrit, duke arritur ta lokalizojë dhe neutralizojë zjarrin pa pasoja të mëdha.
Pas shuarjes së flakëve, drejtuesi i automjetit e ka shtyrë veturën në drejtim të Serbisë.
Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar dhe nuk ka dëme të tjera përveç atyre materiale në veturë.