Vetura godet një këmbësor në Prishtinë

Një person është goditur nga një veturë sot rreth orës 08:00 në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë.
Kështu ka konfirmuar për Lajmi.net, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

Në aksident është përfshirë një automjet dhe një këmbësor, ndërsa si pasojë e aksidentit këmbësori është dërguar për tretman mjekësor.

Ndërkaq rasti po hetohet nga njësiti i trafikut.

“Sot rreth orës 08:00, në rrugën Gazmend Zajmi në Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit është lënduar një person (këmbësori). Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, rasti po hetohet nga njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

Lexo edhe:  Ushtarët e Kosovës do të dërgohen për shërbim jashtë vendit, tani në disa ishuj të largët