Vetura godet këmbësorin në Prizren, shoferi ikë nga vendi i ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Tirana” në Prizren, ku një veturë ka goditur një këmbësor.

Kështu kanë bëtë të ditur sinjalizuesit e Sinjalit dhe kanë njoftuar se këmbësori ka pësuar lëndime trupore, ndërsa shoferi ka ikur.

Lajmin e ka konfirmuar për Sinjalin edhe Policia rajonale në Prizren dhe kanë bërë të ditur se shoferi i veturës është larguar nga vendi i ngjarjes dhe po punohet për identifikimin e tij.

Lexo edhe:  Shezllonet me çmim të ri: 4 euro në Shëngjin, 5 euro në Ranën e Hedhun – vendim i kryetarit Pjerin Ndreu