Vetura godet fëmijën 10-vjeçar, shoferja nuk e respektoi përparësinë e kalimit

Për shkak të mosrespektimit të rregullave në trafik, shakaktohën një numër i madh i aksidenteve çdo ditë në vendin tonë.

Në shumë raste viktima janë edhe këmbësorët, të cilëve shpeshherë u rrezikohet edhe jeta, si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, raporton Gazeta Sinjali.

Një aksident i tillë ka ndodhur edhe mbrëmë në rrugën “Rrustë Kabashi” në Prizren, ku një veturë ka goditur një fëmijë 10-vjecar.

Sinjali mëson se deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur pasi shoferja e veturës, nuk ka respëktuar përparësinë e kalimit dhe ka goditur fëmijën.

Si pasojë e lëndimeve të rënda, 10-vjeçarja është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Prizren, për shkak të frakturës që ka pësuar në njërin krah.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet policore, të cilët janë duke vazhduar hetimet

(foto ilustrim)

 

 

 

 

 

 

 

Lexo edhe:  Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim