Vetura godet 6-vjeçarin me biçikletë, fëmija dërgohet me urgjencë në spital
Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik
Një aksident i tillë ka ndodhur edhe të dielën, në Dragash, ku një veturë ka goditur një fëmijë 6-vjeçar që ishte në biçikletë në momentin që automjeti u përplas me të.
Kështu ka bërë të ditur një sinjalizues i Sinjalit, i cili ka njoftuar se aksidenti dyshohet se ka ndodhur nga pakujdesia e shoferit të veturës, i cili derisa ka qenë duke qarkulluar në rrugën e graniqarëve, e ka goditur fëmijën, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Për shkak të lëndimeve të marra, fëmija ka marrë ndihmë mjekësorë në QMF- në e Dragashit, për t’u dërguar më pas në Spitalin rajonal të Prizrenit.