Vetura e policisë fundoset në ujë, intervenon FSK-ja

Një veturë zyrtare e Policisë së Kosovës është fundosur në ujë afër Lipjanit.

Policët kanë arritur të dalin nga vetura e cila më pas është larguar nga uji me ndihmën e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Dëmet materiale janë të konsiderueshme ndërsa për fat të mirë asnjë zyrtar policor nuk është lënduar.

Në ndihmë policëve përveç FKS-së i kanë dalë edhe qytetarët.

 

Lexo edhe:  Kosovari që e futi të dashurën në prostitucion dënohet me 10 vjet e gjysmë burgim e mbi 1 milion franga