Vetura bie në greminë në afërsi të Gjakovës, lëndohet një person

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali.

Një veturë dyshohet të ketë dalë nga rruga dhe të ketë rënë në një greminë që ndodhet në rrugën Klinë-Gjakovë dhe sipas informacioneve të para vozitësi nuk ka respektuar shenjat e trafikut.

Nga pamjet që ka siguruar Sinjali shihet se vetura ka rënë poshtë në greminë dhe se një person është lënduar nga ky vetaksident.

Lexo edhe:  Ferizaj: 16-vjeçari dhunon një 5-vjeçar