Vetplagoset një person në Rahovec

Është vetplagosur me armë zjarri një person në Rahovec.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur në rrethana të panjohura.

Nuk raportohet për të dyshuar ndërsa rasti është duke u hetuar nga Policia.

“Rr.Rimnik, Rahovec 10.01.2024-22:00.Raportohet se viktima mashkull  kosovar, në rrethana të panjohura është plagosur me armë zjarri në dorë. Nuk raportohet për të dyshuar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor.  Rasti është duke u hetuar”, njofton PK.

Lexo edhe:  Rrihen mes vete katër persona në ‘Routte 66’ në Prishtinë, të dyshuarit shkaktojnë dëme edhe në lokal