Veteranit të UÇK-së i rëndohet gjendja nga plagët e luftës, familja e tij kërkon ndihmë për ushqim e banim

Shkodran Ndrecaj djali i veteranit të UÇK’së, Sokol Ndrecaj, me një postim në rrjetin e tij social ka kërkuar ndihmë për babain e tij tani më të sëmurë rëndë.

Ai tha se gjendja iu është vështirësuar si pasojë e plagëve të marra gjatë luftës.

Ndrecaj tha se gjendja e tyre ekonomike për momentin është aspak e kënaqshme krejt kjo si rezultat i shpenzimeve të mëdha për mjekimin e babait të tyre.

Njoftimi i plotë:

Njerëz të vullnetit të mirë,

Un jam Shkodran Ndrecaj, djali I veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Sokol Halil Ndrecaj (Krasniqi). Babi im tash e shum vite është në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e dëmtimeve të marra në kohën e luftës. Kohëve të fundit gjendja e tij është keqësuar edhe më shumë, pas kërkesave tona të njëpasnjëshme tek organet kompetente dhe organizatat e dala nga lufta, nuk kemi marrë ndonjë mbështetje institucionale apo ndihmë. Gjendja ekonomike e familjes tonë është degraduar poashtu me kalimin e viteve për shkak të trajtimeve të kushtueshme të babit të cilat janë të pa përballueshmedhe nga ana jonë, kemi arritur në pikën kur as shpenzimet minimale të jetesës nuk po arrijmë ti mbulojmë.

Aktualisht ne jetojmë në një banesë me qira në të cilën për 10 muajt e fundit nuk kemi pasur mundësi ti paguajm obligimet (Qiraja mujore 190€).

Un personalisht kam punuar në vende të ndryshme por për shkak të gjendjes së keqësuar të babit jam detyruar ta ndërpres dhe punën e ti qëndroj nënës time afer e cila përkujdeset 24 orë për babin.

Shpenzimet tona tani kanë kaluar shifrën prej 800€ në muaj dhe secili muaj që po kalon kjo shifër vetëm rritet e arritja jonë për mbulimin e kësaj shifre po bëhet e pamundur.

Lexo edhe:  E rëndë: Në Prekaz gjenden eshtrat e 4 trupave në një varr

Kërkojmë ndihmën tuaj që së paku të kemi një zgjidhje banimi dhe ti mbulojmë shpenzimet e ushqimit dhe kontrollave mjekësore të babit.

Me rrespekt Shkodran Ndrecaj,

Kontakt: 043 886 321

Të dhënat e llogarisë:

Banka: Raiffeisen Bank Kosovo

IBAN: XK05 1505 0010 0481 8367

BIC / SËIFT: RBKOXKPR