Veteranit të UÇK-së i duhet ndihmë, do të operohet në kokë
Veterani mitrovicas i UÇK-së, Bedri Hyseni është në gjendje të rëndë shëndetësore, për çka i duhet ndihmë që të shërohet jashtë vendit.
Gjendja e tij vjen si pasojë e një lëndimi të mëhershëm që ka pësuar në kokë, shkruan Jepi zë.
50 vjeçari i cili ka luftuar në Zonën Operative të Shalës, në Brigadën “141 Mehë Uka” ka nevojë që të kryej një ndërhyrje kirurgjike në kokë.
Për shkak të kushteve financiare ai nuk mund t’ia dalë dot që trajtimin ta kryej vetë.
Veterani kërkon ndihmën e shqiptarëve për të cilët luftoi t’i dalin krah atij kur tash ai ka nevojë.
Numri kontaktues i tij është 049307177.