Veterani i UÇK-së që jeton në Austri nuk harron Kosovën, dhuron dy shtëpi për nevojtarët

Veterani i UÇK-së, Namik Gashi nga Sapniqi i Rahovecit, vazhdon të kontribuojë për vendlindjen e tij, edhe pse jeton në Austri.

Namiku nga fshati Sapniq i Rahovecit, ka qenë bashkëluftëtar me Ramush Haradinajn, tani veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili prej vitesh jeton dhe vepron në Austri, vazhdon të mbetet i lidhur ngushtë me rahovecianët përmes veprave humanitare.

Ai ka ndihmuar me dhjetëra njerëz dhe familje në nevojë, ndërsa së fundmi ka ndërtuar dy shtëpi për raste sociale, duke dëshmuar humanizmin e tij.

Gjatë luftës së fundit në Kosovë, ai ishte zënë rob nga policia serbe dhe u mbajt për më shumë se një vit në burgjet serbe.

Sot, përkundër vuajtjeve të së kaluarës, Namik Gashi vazhdon të kontribuojë në të mirën e rahovecianëve.

Lexo edhe:  Skenderaj: Burri e rrah gruan në natën e Shën Valentinit, e bën për spital