Veterani i luftës: Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, gjykim ndaj krejt popullit

Veterani Agim Pllashniku, para nisjes së konferencës për media të platformës “Liria ka emër”, i është drejtuar Ismail Tashollit, udhëheqësit të kësaj platforme.

“Ku keni qenë ju? Keni fjetur në gjumë, ju lutem. Keni një emër shumë të madh “Liria ka emër”. Ku është ky popull. Ata njerëz që po gjykohen atje, kemi me u gjyku edhe ne si popull. Krejt jemi të gjykuar”, tha Pllashniku.

“Duhet të ndihmojmë me financa. A po pret prej Qeverisë? Prej Gërvallës, që ka çuar dokumente me paketë?”, pyeti ai.

Derisa, Ismail Tasholli tha:

“Nëse na keni përcjellur në media ne krejt këto i kemi adresuar”, tha ai

Lexo edhe:  Hajnat futen në lagjen Qëndresa, vjedhin një veturë ‘Audi’ dhe zhduken