Vetëm gjatë marsit 149 çifte i dhanë fund martesës së tyre

Vetëm gjatë muajit mars të këtij viti, 149 çifte i kanë dhënë fund martesës së tyre.

Por nuk pati vetëm shkurorëzime, pasi që gjatë këtij muaji numri i atyre që kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë është dukshëm më i madh. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statisikave të Kosovës (ASK), gjatë muajit mars janë regjistruar 1 mijë e 238 kurorëzime brenda dhe jashtë Kosovës.

“Në muajin Mars 2024 janë regjistruar gjithsej 1 238 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës), kurse shkurorëzime të ndodhura në Kosovë janë regjistruar 149 raste”, thuhet në raportin e ASK-së.

Lexo edhe:  Viti: Babai i shqetësuar për lidhjen e vajzës së tij të mitur, kërcënon prindërit e 22-vjeçarit