Vetë-aksidenti në rrugën Mitrovicë – Vushtrri, Policia bllokoi përkohësisht njëren korsi
Një aksident ka ndodhur para më pak se 1 orë në magjistralen Vushtrri-Mitrovicë, segmenti në Dobërllukë. Sipas pamjeve të para dhe dëshmitarëve dyshohet të jetë vetë-aksident, ndërkohë dyshime ka edhe për lëndimin e së paku një një personi.
Përshkak të aksidentit Policia ka bllokuar përkohsisht njëren korsi në drejtim të Mitrovicës, për ta liruar më pas.