Vetaksidentohet një veturë në Nekoc të Drenasit, lëndohet shoferi

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 08:30, në fshatin Nekoc të Drenasit.
Rastin për Lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës Flora Ahmeti.

Si pasojë e këtij aksidenti është lënduar shoferi i makinës ku edhe ka kërkuar tretman mjekësor.

“Rreth orës 08:30,  është pranuar informata për një vetaksident trafiku rrugor të ndodhur në fshatin Nekoc Deri më tani bëhet e ditur se në këtë vetaksident është përfshirë një automjet dhe për pasojë vozitësi është lënduar dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti tutje tha se njësia  rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe se ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij vetaksidenti.

Lexo edhe:  Grenell fajëson Kurtin për situatën në veri, ka disa kërkesa për Blinken