Vetaksident në Skenderaj, shoferin e kamionit e kap gjumi – godet shtyllat ndriçuse
Pak minuta më parë ka ndodhur një vetaksident në qytetin e Skenderajt, më saktësisht në udhëkryqin drejt fshatit Prekaz, në rrugën për në Mitrovicë dhe hyrjen në qytet.
Shoferi i kamionit, dyshohet se ka rënë në gjumë pas një periudhe të gjatë drejtimi, duke humbur kështu kontrollin mbi mjetin, shkruan Jepi zë
Si rezultat, kamioni goditi disa shtylla ndriçuese në anën e rrugës.
Aktualisht, policia ka dalur në vendngjarje për të hetuar shkaqet e aksidentit dhe për të siguruar ndihmën e nevojshme.
Nuk dihet nëse shoferi ka pësuar lëndime por dëmet në kamionin e tij janë evidente poashtu edhe dëmtimi i ndriçimit publik./ Jepi zë