Vetaksident në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë, ambulanca në vendngjarje

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues.

Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Sinjali.

Një aksident i rëndë ndodhi edhe mbrëmë në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë.

Sipas sinjalizueseve tanë nga vendi i ngjarjes thuhet se ishte një vetaksident, ku vetura doli nga rruga.

Në vendin e ngjarjes u panë Policia dhe ambulanca që po merren me rastin.

Për të lënduar ende nuk dihet, ndërkaq Sinjali do t’iu mbajë të informuar për çdo risi nga ky vetaksident.

Lexo edhe:  Nën ndikim të alkoolit, qytetari në Shtime bën lajmërim të rremë se dikush ia grabiti 3500 euro