Vetaksident me fatalitet në Drenicë, vdes një person

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti, i cili ka ndodhur në fshatin Çikatovë të Drenasit.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur gjatë pasditës së sotme. Viktima për shkaqe të panjohura ka humbur kontrollin e veturës. Nga fotot e vendit të ngjarjes, shihet se vetura e cila ka dalë nga rruga, ka përfunduar në një mur përskaj rrugës.

Lexo edhe:  150 ditë burg me kusht për kosovarin në Zvicër që akuzohej se kishte blerë gra për djemtë e tij