Vetaksident i rëndë në Rahovec: 49-vjeçari përplaset në murin e një shtëpie, dërgohet me urgjencë në QKUK

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në mëngjes në rrugën “Vëllezërit Frashëri” në Rahovec, ku është përfshirë vetëm një automjet. Shoferi i motokultivatorit ka pësuar vetaksident dhe për pasojë ka marrë lëndime serioze.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për një 49-vjeçar, i cili për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare për trajtim mjekësor.

Ai dyshohet se është përplasur në murin e një shtëpie, pasi fillimisht ka humbur kontrollin mbi automjeti.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Policia rajonale në Gjakovë.

Lexo edhe:  Dy të lënduar e pesë të arrestuar nga përleshja mes tifozëve në ndeshjen Fushë Kosova – Vushtrria