Vetaksident i rëndë në Parallovë, lëndohet shoferi i kamionit

Një vetaksident i rëndë në trafik ka ndodhur sot rreth orësh 06:00 në fshatin Parallovë të komunës së Artanës, ku është përfshirë një kamion, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se kamioni ka dalë nga rruga dhe ka pësuar dëme të mëdha materiale.

Sipas sinjalizuesve si pasojë e aksidentit ka mbetur i lënduar shoferi që po drejtonte automjetin.

Lexo edhe:  E mitura e dhunuar nga 10 persona në 2022-ën, dyshohet se ra viktimë edhe e 8 të tjerëve