Vetaksident i rëndë me pesë persona në afërsi të Sllatinës, dyshohet për të vdekur

Një i rëndë dyshohet se ka ndodhur në orët e vona sonte në rrugën Prishtinë-Pejë, afër fshatit Sllatinë, ku një veturë është rrokullisur dhe dyshohet se ka edhe të vdekur.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, i cili ka bërë të ditur se në veturë gjendeshin pesë persona.

Sipas Policisë, përveç lëndimeve trupore, dyshohet se ka edhe për pasoja fatale në këtë rast.

“Me datën 29.08.2024, rreth orës 18:56, policia ka pranuar informatën se afër fshatit Sllatinë, drejtimi Prishtinë-Pejë një veturë në të cilin gjendeshin 5 persona kishte humbur drejtimin dhe ishte rrotulluar dhe është shkaktuar një vetaksident”.

“Menjëherë policia ka reaguar në lokacion dhe janë njoftuar ekipet tjera emergjente dhe zjarrfikësit. Sipas informatave fillestare dyshohet se përveç lëndimeve të rënda trupore raportohet edhe për pasoja fatale në këtë rast”, thuhet në konfirmim.

Lexo edhe:  Kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti cak i kërcënimit, kërkon ndihmën e Policisë