Vet-aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, shoferi dërgohet në spital

Një person është lënduar si pasojë e një vetaksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”, përkatësisht në drejtimin Duhël-Suharekë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

Ai tha se drejtuesi i automjetit ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

“Në ora 10:47, Policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë drejtimi Duhël-Suharekë. Në aksident është përfshirë vetëm një veturë (vet-aksident). Si pasojë e aksidentit drejtuesi i veturës ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor”, tha Krasniqi.

Ai tha më tej se njësitet policore janë duke u marrë me aksidentin.

Lexo edhe:  E tmerrshme: Burri detyroi gruan e tij të kryejë seks me persona tjerë për para