Verifikimi shtesë i llogarive për shtesat e fëmijëve, ministria del me sqarim
Mistria e Financave, Punës dhe Transfereve ka dalë me një njoftim rreth verifikimit shtesë për disa llogari të prindërve lidhur me shtesat për fëmijë.
Sipas njoftimit, ata që nuk kanë pranuar njoftimin nga eKosova e as email nga MFPT, atëherë s’ka nevojë të ndërmarrin ndonjë veprim.
“Në kuadër të programit për shtesat për fëmijë, është një numër i caktuar i prindërve, llogaria e të cilëve është përzgjedhur për verifikim shtesë për t’u siguruar se ata dhe fëmijët e tyre jetojnë në Kosovë. Të gjithë këta prindër kanë pranuar njoftimin në eKosova dhe në email adresat e tyre, me hapat e nevojshëm për të kompletuar verifikimin shtesë dhe për të ri-aktivizuar llogarinë e shtesave për fëmijë.
Nëse ju nuk keni pranuar njoftimin e tillë nga eKosova e as email nga MFPT, atëherë nuk keni nevojë të ndërmerrni ndonjë veprim. Programi i shtesave për fëmijë vazhdon si zakonisht, dhe ju do të pranoni shtesat sikurse çdo muaj në llogarinë tuaj.”