Vendos Gjykata, Erion Veliaj mbetet në burg
Gjyqtarët e Gjykatës së Posaçme të Apelit kanë vendosur të lënë në burg kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
Gjatë një seance të zhvilluar ditën e djeshme, Veliaj kundërshtoi provat e reja të paraqitura nga SPAK, përfshirë përgjimet telefonike, duke pretenduar se Prokuroria e Posaçme kishte përgjuar bisedat e tij familjare për një muaj.
“Ju nuk keni konsideruar prova te reja sulmet publike të Sali Berishës ndaj SPAK. Por keni konsideruar prova të reja çimkat dhe telefonatat e mia me djalin dhe familjen dhe interesimin tim për intervista në TV kryesore”, tha ai.
Veliaj kërkoi heqje të arrestit në burg me qëndrimin se nuk është i rrezikshëm, nuk ka rrezik për tu larguar, nuk ka mundësi të dëmtojë provat.
Por, prokurorët kujtuan se Veliaj po hetohet për korrupsion në nëntë raste dhe pastrim parash