Vendimi i Gjykatës, xhaxhai i Lulzim Fejzullahut: Dënimi është i ulët, si familje jemi demoralizuar
Rrahim Fejzullahu, xhaxhai i 18-vjeçarit Lulzim Fejzullahu që u vra mizorisht në janar të këtij viti në Podujevë, ka komentuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila edhe në rigjykim dënoi dy të akuzuarit me 19 vjet burgim.
Fejzullahu është shprehur i pakënaqur me aktgjykimin e Gjykatës, duke thënë se dënimi është i ulët dhe si familje janë demoralizuar.
“Gjykimi është i njëjtë. Neve si familje na ka demoralizu. Nuk na konvenon dhe nuk na pëlqen. Mashkulli jem mungon, ky është i gjallë, han mish tri herë, bjen flen e qohet. Unë temin nuk e kam. Ndjejë mungesë të thellë. Nuk jam i kënaqur me vendimin e sotit. Është pak dhjetë vite burgim”, ka thënë ai në RTV Dukagjini.
Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë edhe në rigjykim ka dënuar dy të miturit me 10 dhe 9 vjet burgim për vrasjen e rëndë të Lulzim Fejzullahut.
Të pandehurin E.K., e ka dënuar me 10 vjet burgim, e A.A me 9 vjet burgim, duke konfirmuar vendimin e parë, që ishte marrë në maj.
Avokati i familjes Fejzullahu, Tomë Gashi, ka thënë se do ta ankimojnë vendimin e Gjykatës.