Vëllezërit pejanë që punojnë në ndërtimtari rrahen pasi njëri prej tyre refuzoi të punojë, përfshihet edhe babai i tyre

Konfliktet në familjet kosovare janë mjaft të shpeshta dhe jo rrallëherë këto raste kanë përfunduar edhe tragjikisht. Mosmarrëveshjet për punë të ndryshme, prona, e për para janë motivet që i shtyjnë baballarët, vëllezërit e motrat që të përshihen në përleshje të ndryshme, raporton Gazeta Sinjali.       

Një incident i tillë ka ndodhur edhe dje, në një familje në rrugën “Mehmet Mulliqi” në Pejë dhe këtë herë janë të përfshirë dy vëllezër dhe babai i tyre.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se rasti është denoncuar në Polici nga dikush prej familjes së të dyshuarve, me ç’rast u kuptua se dy vëllezërit janë përleshur mes vete si pasojë e një mosmarrëveshje për punët.

Dy të dyshuarit që punojnë në ndërtimtari u kapën pasi njëri prej tyre dyshohet se kishte refuzuar të dalë në punë, çka i futi ata në sherr.

Për të mos eskaluar situata, babai i tyre ka intervenuar në rast dhe për pasojë është përfshirë edhe ai në përleshje.

Dy të dyshuarit kryesorë kanë marrë lëndime trupore si pasojë e përleshjes dhe janë dërguar në spital për trajtim.

Si rezultat i denoncimit, palët më paa janë shoqëruar në stacion policor, ku kanë dhënë deklaratat e tyre para hetuesve policorë dhe kanë rrëfyer në detaje se si ndodhi rasti.

Pas përfundimit të procedurave policore, ndaj dy vëllezërve të dyshuar, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e tyre.

Lexo edhe:  Ky është 5 vjeçari që vdiq nga plumbi ditë më parë në Vushtrri